Website · KatalogMobiljeMobile-first

178 foto produktesh. Faqja hapet për më pak se një sekondë.

Orto Furniture prodhon mobilje metalike me shumicë: karrige, shankerica, tavolina dhe sete. Katalogu ka qindra foto, e megjithatë faqja hapet menjëherë në telefon. E ndërtuam për telefonin së pari dhe çdo foto ngarkohet vetëm kur të duhet.

Faqja kryesore e Orto Furniture në telefon Menyja “pill”
178
foto produktesh në një faqe
175
foto ngarkohen vetëm kur i arrin
~450 KB
në hapjen e parë
< 1 s
faqja gati për përdorim

Matur nga ne në ortofurniture-ks.com, nëntor 2026.

Dizajni (UI/UX)

Çdo gjë aty ku arrin gishti i madh.

Shumica e klientëve të Orto e hapin faqen nga telefoni. Prandaj çdo vendim u mor për telefonin së pari.

01Menyja “pill” në fund

Navigimi rri gjithmonë në zonën e gishtit të madh. Askush s’ka nevojë të zgjasë dorën lart.

025 kategori, një prekje larg

Karrige, shankerica, tavolina, sete dhe të tjera. Klienti kërcen direkt te ajo që kërkon.

03Foto të mëdha, tekst i qartë

Produkti flet vetë. Pa tekste të gjata, pa zhurmë rreth fotos.

04Nga produkti te thirrja

Numrat e telefonit janë një prekje larg. Klienti e gjen produktin dhe të thërret pa e mbyllur faqen.

Shpejtësia

Shumë foto. Pa pritje.

Një katalog me qindra foto zakonisht hapet ngadalë, sidomos me internet nga telefoni. Këtu jo.

  • ✓ Në hapje ngarkohen vetëm 3 foto. 175 të tjerat vijnë kur i arrin.
  • ✓ Rreth 450 KB në hapjen e parë, më pak se një foto e vetme nga telefoni.
  • ✓ Faqja gati në rreth 0,7 sekonda në testin tonë.
ortofurniture-ks.com
Website-i i Orto Furniture

Dëshiron rezultate si këto?

Plotëso formën dhe të telefonojmë për ta caktuar takimin falas.

ose
WhatsApp

Pa obligim. Të dhënat i përdorim vetëm për të të kontaktuar.

WhatsApp Llogarit 10%-shin