Departamenti yt i marketingut, me lëkurë në lojë.

Pse e nisëm Rrjetin.
Në Kosovë, marketingu bëhej gjithmonë me çmim fiks. Agjencia paguhej njësoj çdo muaj, pavarësisht nëse biznesi shiste më shumë apo jo.
Ne e pamë këtë si boshllëk. Kur paguhesh njësoj pa marrë parasysh rezultatin, s’ke pse të japësh maksimumin, dhe kjo i bën agjencitë të papërgjegjshme.
Me partneritetin me 10%, edhe ne kemi diçka në lojë. Rritemi vetëm kur rritesh ti, prandaj investojmë shumë më tepër energji që rezultatet të vijnë. Kjo është ajo që na shtyn çdo ditë.
Nga 2024 deri sot.
- 2024
Fillimi
E nisëm ngadalë, me pak klientë dhe shumë për të mësuar.
- Hap pas hapi
Punë e madhe
U ngritëm me shumë punë, rezultat pas rezultati, klient pas klienti.
- 15
klientë të rinj në 2026
Këtë vit po rritemi shumë. Dhe s’kemi mbaruar.
Klientët tanë na sjellin klientë të rinj.
Pronari i Rio Restaurant & Pizzeria na rekomandoi te DADA dhe Cono Pizza. Sot të dy janë klientë tanë. Edhe Gyno Center na rekomandon te biznese të tjera. Kur puna jep rezultate, njerëzit flasin.



Partner afatgjatë
Mendojmë për vitin e pestë të biznesit tënd, jo për faturën e muajit.
Numra të hapur
Çdo euro e reklamave dhe çdo rezultat në raport. Edhe kur muaji s’ka shkuar mirë.
Pak klientë, vëmendje e plotë
Një partner për industri në qytet. Kështu mund të japim maksimumin për secilin.
Këtu ndodh puna.
Rr. Jakov Xoxa 113/3, Prishtinë. Takimet, xhirimet e vogla dhe raportet bëhen këtu. Eja për kafe.



Ekipi.
Oferta, buxheti dhe kampanjat në Meta.
Postime, karusele dhe identitet vizual.
Xhirime në lokal, Reels dhe video.
Faqe të shpejta, të ndërtuara për telefonin.
Gati për një departament marketingu me 10%?
Plotëso formën dhe të telefonojmë për ta caktuar takimin falas.